Rexhep Syla, ankohet se iu shqiptua dënimi nga policia vetëm pse është i shurdhër

0
101

Me interpretuesin e shenjave merret vesh pa problem. Por që si me të, Rexhep Syla, nuk u kuptua me policinë rreth një muaj më parë. Ky person i shurdhër kishte lënë punën për t’u kthyer në shtëpi, por në Maxhunaj të Vushtrrisë ishte ndeshur me një veturë.

Në vendin e ngjarjes policia kishin kryer hetimet, e tek pas një jave, ai kishte marrë një procesverbal që e nxirrte fajtor për aksidentin.

Sipas raportit, kombibusi i bardh i drejtuar nga Syla në momentin që ka arritur afër udhëkryqit nuk i ka dhënë përparësi krahut të djathtë dhe godet automjetin Golf.

Gjë që shihet ndryshe në skicën e aksidentit, por edhe në fotografitë e bëra aty.

“Shtrohet pyetja: Unë jam në rrugë magjistrale dhe duhet të frenojë derisa të kyçet tjetri nga një rrugë dytësore apo duhet të vazhdojë rrugën time. Cili ka përparësi?’, thotë ai për Klan Kosovën.

Syla ka një shpjegim për ndodhinë.

‘Shihet qartë që këtu është bërë një shkelje e të drejtave të mia për shkak se jam i shurdhër. Nuk flas, nuk dëgjoj. Kanë thënë: Le se ky nuk ankohet”, shpjegon ai.

Ai thotë se në stacion policor u ftua të japë deklaratë katër ditë pasi ndodhi aksidenti derisa lënda është në Gjykatë dhe të gjobitet. Në Gjykatë ai ka në planifikon të ftojë ekspertë komunikacioni vendor e të huaj për të provuar të drejtën e tij.

E involvuara tjetër me inicialet R.P. por ajo i tha Klan Kosovës se ajo nuk është përfshirë në përpilimin e raportit të policisë së trafikut.

E zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se nuk ka çfarë të shtoj përtej raportit pasi tani lënda po shqyrtohet nga Gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here