Plagoset një i ri në Mitrovicë

0
52

Gjatë orës së mbrëmjes së djeshme një person dyshohet të jetë goditur nga thika pas një përleshje mes disa të rinjëve.

Rastin e ka konfirmuar për Metron zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në fshtin Kqiç i Madh.

“Raportohet se pas një përleshje mes disa të rinjve i dyshuari mashkull K-shqiptar e ka goditur me thikë viktimën mashkull K-shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, bëhet e ditur se i lënduari po qëndron për tretman në QKUK, ndërsa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, dhe deri tash po cilësohet si ‘vrasje në tentativë’.

Ndryshe, një rast tjetër i plagosjes ka ndodhur sot në Prishtinë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku një person u qëllua me armë./

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here