Personi i plagosur në Prishtinë është pronari i betonjerkes, ja si ndodhi rasti

0
167

Personi i plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, është pronari i betonjerkes “Titan Beton”, Avni Bytyqi.

Burimet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda oborrit dhe zyrave te betonjerkes.

“Dyshohet se deri tek gjuajtja me armë ka ndodhur kur pronari i betonjerkes që gjendet afër pompës së derivateve të naftës e ka sulmuar të dyshuarin Glauk Krasniqi dhe ky i fundit ka shkuar e ka marrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij, me rast e ka plagosur atë (Avni Bytyqin) i cili është duke marr tretman mjekësor”, kanë thënë burimet brenda policisë.

Lidhur me rasti njësia policore në vendin e ngjarjes ka takuar edhe të dyshuarit Glauk Krasniqi dhe Gent Krasniqi, ndërsa janë konfiskuar dy armë të shkurta zjarri.

“Viktima Avni Bytyqi është shoqëruar në Emergjencë dhe gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bytyqi është i plagosur në këmbën e majtë”, kanë thënë burimet duke shtuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur në oborrin dhe zyrat e betonjerkes “Titan Beton” në Prishtinë.

Indeksonline ka arritur të marr informacion se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndodhen edhe dy zyrtarët policor pasi që të njëjtit janë lënduar nga sprej lotsjellës dhe janë sulmuar nga të dyshuarit derisa ishin duke tentuar ta fusin situatën nën kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here