PASOJAT E KËMBIMIT TERRITORIAL NDËRMJET KOSOVËS E SERBISË

0
230

Zgjidhje e qëndrueshme në rast se arrihet marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë është që në këtë proces të përfshihen vetëm territoret homogjene nacionale, përkatësisht komunat me shumicë shqiptare e serbe, transmeton Koha.net.

Kusht, po ashtu, është territoret të jenë vetëm komunat kufitare e jo edhe ato brenda Kosovës që fizikisht nuk janë të lidhura me rajonet kufitare. “Përfshirja e këtyre enklavave do të krijonte vatra të reja potenciale të krizës ekonomike, politike e të sigurisë”, mendojnë autorët e studimit “Efektet demografikë dhe socialë të skenarëve të ndryshëm të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës”, botues i të cilit është Fondi për Shoqëri të hapur.

Sipas asaj që e përcjell agjencia beta, janë shqyrtuar mundësitë e këmbimit të territoreve të Luginës së Preshevës – Presheva, Bujanoci e Medvegja në Serbi me katër komunat në veri të Kosovës – Zveçani, Zubin- Potoku, Leposaviqi dhe pjesa veriore e Mitrovicës. Numri i banorëve të Luginës së Preshevës , për shkak të bojkotimit ë regjistrimit nuk është i saktë porse manipulohet me vlerësimet e ekspertëve të BE-së, OSBE dhe të ambasadorëve të SHBA-së e të Britanisë së Madhe.

Këta ekspertë, siç thuhet në këtë shqyrtim që përcjell Koha.net, në vitin 2011 kishin thënë se në Preshevë jetonin 29.619 banorë, nga të cilët 91 për qind shqiptarë, në Bujanoc 38.275 banorë nga të cilët 53,4 për qind shqiptarë, në Medvegjë nga 7.442 banorë nga të cilët serbë e jo shqiptarë janë 92,9 për qind.

Autorët e studimit mendojnë se përfshirja e Medvegjës me 7.1 për qind shqiptarë për këmbim do të ishte zgjidhje e paqëndrueshme jo vetëm për Serbinë por edhe për Kosovën. Bujanoci me strukturë etnik 50 me 50, saktësisht 53 për qind shqiptarë, në mënyrë hipotetike mund të vështrohet si territor potencial për këmbim, por shikuar në planin afatgjatë me siguri do të ishte vatër e problemeve të reja politike dhe rrezikim i sigurisë.

E vetmja komunë që mund të jetë temë këmbimi me Kosovën është Presheva me 91 për qind shqiptarë. Me komunat me shumicës serbe Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica veriore, në rast të marrëveshjes me Prishtinën, mund të këmbehen me Preshevën, ndërsa komunat me popullatë me shumicës serbe Gora dhe Shtërpca nuk do të përfshiheshin në këtë skenar sepse nuk gjenden në brezin kufitar Serbi –Kosovë ose se do ta prishnin tërësinë administrative të Kosovës m shumicë shqiptare sikur dhe Graçanica në lindje të Kosovës.

Numri i banorëve në veri të Kosovës në katër komuna është 42.021, ndërsa numri i shqiptarëve në veri është iv gogël.

Me kushtin që të këmbehet Presheva me rreth 30 mijë banorë për katër komunat në veri me rreth 42 mijë banorë, Serbia do të fitonte 12 mijë banorë e do të kishte më shumë 1.000 kilometra katrorë se sa pjesa që do të jepej me Preshevën.

Fitimi i Serbisë nga këmbimi i këmbimi i territorit dhe integrimi i komunave në veri në sistemin e saj ekonomike politik do të ishte 0,3 për qind e GDP-së me 100 milionë euro sa do të realizoheshin në veri, ndërsa Kosova me Preshevën do të merrte 0,14 për qind të GDP së vet

Sipas studimit që e përktheu dhe e përcjell Koha.net , që të realizohet këmbimi i qëndrueshëm i territoreve, janë të domosdoshëm edhe tri kushte: Këmbimi i brendshëm i territoreve, nivelimi përmes transformimit pronësor dhe restituimi i pasurisë shtetërore kishtare e private. Këmbimi i brendshëm i territoreve vetëkupton dhënien e terreneve dhe komplekseve turistike e sportive rekreative në Bjeshkës së Sharrit për ndonjë territor që mund tëhidhet fizikisht me komunat e Mitrovicës, Lipjanit, Leposaviqit dhe Zubin Potoku.

Në këtë rast, mendojnë studiuesit, këmbimi më adekuat do të ishte ai objekteve në Sharr ashtu që Serbia ta ketë në pronësi tërë kombinatin Trepça, në veri 4 mijë punëtor dhe në jug me 5.5 mijë punëtorë me të gjitha njësitë punuese në komunat veriore.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme në pjesën shqiptare (Kishnicë, Ajvali, Novobërdë) janë 50 – 60 milionë tonë xehe, ndërsa në pjesën serbe janë gjithsej 6,5 milionë tonë.

Autorët e studimit tërheqin vëmendjen se struktura dhe komplekset tjera nuk janë mirëmbajtur që nga fundi i viteve të 80-ta të shekullit të shkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here