Këpuca e Artë i takon “mbretit” Lionel Messi (Video)

0
189

Mohamed Salah ishte kërcënimi i vetëm për Lionel Messin për ta marrë primatin e golashënuesit më të mirë në Evropë.

Egjiptiani shënoi një gol në ndeshjen e sotme dhe kështu përfundon sezonin me 31 gola të shënuar në kampionat duke mbledhur 62 pikë.

Messi mbetët i pari me 34 gola duke arritur të grumbulloj 68 pikë dhe nuk ka konkurrent të afërt që mund ta rrezikoj.

Me këtë rast, sulmuesi argjentinas fiton Këpucën e Artë për të pestën herë në karrierë.

Messi e ka fituar këtë çmim edhe në sezonet 2009/10, 2011/12, 2012/13 dhe 2016/17.

I dyti me më së shumti Këpuca të Arta të fituara është Ronaldo i cili ka triumfuar në tri raste dhe një e ka ndarë me Suarezin. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here