I thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit

0
162

Para pak çastesh persona ende të panjohur për organet e hetuesisë ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’, të Prishtinës.

Rastin e thyerjes së veturës për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

“Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim”, ka thënë Dobra.

Express së shpejti do ju sjellë detaje të reja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here