Detaje nga plagosja në Prishtinë, kështu ndodhi ngjarja

0
230

Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet policia e Kosovës e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin  kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, ka thënë ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here