Andre Silva i sakfrifikuari i Milanit për të financuar merkaton e verës

0
141

Andre Silva mund të largohet nga Milani për t’u transferuar në Premierligë.

Me shumë mundësi Andre Silva do të sakrifikohet nga Milani në verë për të financuar një pjesë të merkatos për klubin kuqezi.

Sulmuesi portugez i ardhur një vit më parë nuk është përshtatur në Serinë A dhe është aktivizuar shumë pak por 22-vjeçari ka admirues në Angli.

Ekipi i ngjitur në Premier League, Wolverhampton synon t’u dhurojë tifozëve një bomber dhe përmes agjentit të famshëm Jorge Mendes po bisedojnë për këtë operacion.

Oferta për Milanin është 35 milionë euro dhe përfshirja e disa bonuseve të tjera mund ta mbyllë me sukses transferimin e portugezit në Premier Legaue.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here