“Këpuca e Artë” pritet të shkojë sërish për Messin, për ta kaluar Cristiano Ronaldon

0
132

Messi pritet të konfirmohet si fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2017/18, çmimi i pestë në karrierë.

 

 

Salah është fitues i “Këpucës së Artë” në Premierligë, Lewandowski në Bundesligë, Cavani në Francë kurse në Itali po triumfon Immobile para Icardit.

Por, kur bëhet fjalë për Evropë, është Lionel Messi ai që kullet.

Pavarësisht se nuk do të luajë sonte kundër Levantes, pasi është lënë në shtëpi për të pushuar, Messi është rrugës së mirë për të fituar “Këpucën e Artë” për herë të pestë në karrierë, si golashënuesi më i mirë në Evropë, për ta lënë prapa Cristiano Ronaldon, që e ka fituar katër herë këtë çmim, teksa ylli i Barcelonë tashmë e ka siguruar edhe “Pichichin” në Spanjë.

 

 

Messi aktualisht ka 34 gola dhe një ndeshje për të luajtur, Salah në pozitën e dytë me 32 gola e Harry Kane në atë të tretë me 30, por për dy të fundit ka përfunduar sezoni.

Immobile do të ketë edhe një ndeshje për të zhvilluar. Ai ka 29 gola, çka do të thotë se në sfidën e fundit, kundër Interit, vetëm në ëndërr mund t’i shënojë pesë gola, pra pothuajse është punë e kryer, Messi mund të konsiderohet fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2017/18.

1. Messi 34 gola (68 pikë, 1 ndeshje e mbetur)
2. Salah 32 (64, 0)
3. Kane 30 (60, 0)
4. Immobile 29 (58, 1 ndeshje e mbetur)
5. Lewandowski 29 (58, 0)
6. Icardi 28 (56, 1 ndeshje e mbetur)
8. Cavani 28 (56, 1 ndeshje e mbetur)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here