Ja Se si I mori mikrofonin nga dora këngëtares angleze, kush është reperi shqiptar që habiti Eurovizionin?

0
107

Një incident i pashënuar më parë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë finales së Eurovizion.

Kur Surie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe ishte duke performuar këngën e saj, një fans hipi në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora.

Ai mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti:

Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri!”

Ai u shoqërua menjëherë nga rojet e sigurimit. Ndërkohë që në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.

Me sa duket fansi është në reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare.

Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C.

Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here