E doni Shaqirin, kjo është klauzola milionëshe

0
237

Futbollisti Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara te skuadra e Stoke Cityt e cila është larguar nga Premier League. Stoke City me humbjen me rezultat 2:1 si vendas nga Crystal Palace i humbin edhe shpresat e fundit, ndërsa për yllin nga Kosova, Shaqiri, kanë vërshuar edhe ofertat milionëshe.  Siç raportojnë mediat e huaja, Shaqiri do të largohet nga klubi anglez me një klauzolë prej 14,5 milionë euro.

Përveç Evertonit, West Hamit, Southamptonit, Newcastle United dhe Huddersfield të Premier League, e duan edhe skuadrat gjermane dhe madje ato e njohin fort mirë, sepse një kohë ishte edhe në petkun e Bayern Munihut. Futbollistin nga Zhegra raportohet se e kërkon edhe Dortmundi, megjithatë në garë është futur edhe finalisti i Kupës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt. Sipas mediave gjermane, Frankfurt është gati të paguaj klauzolën prej 14,5 milionë euro për transferimin e yllit nga Kosova, të cilin e do edhe Hoffenheimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here