Rrahje masive në Istog, përfshihet një grup nxënësish

0
76

Policia e Kosovës njofton se në Istog me datë 11.05.2018 në ora 11:15 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur me veti me një grup nxënësish.

Si pasojë e rrahjes lëndime të lehta kanë pësuar disa prej tyre.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të pesë të  tjerët janë intervistuar dhe liruar.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here