Real Madridi e shkatërron Celta Vigon

0
158

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Celta Vigos.

Në ndeshjen e xhiros së 37-të, ‘Los Blancos’ u treguan të papërmbajtshëm duke mposhtur Celta Vigon me rezultat 6:0.

Se Reali do të shënonte fitore të lehtë, u pa në pjesën e parë, kur pas 30 minutave arritën epërsinë 3:0, me dy gola të Bale dhe një të Isco.

Reali edhe në pjesën e dytë u tregua skuadër superiore, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, me Hakim, Gomez (autogol) dhe Kroos.

Me këtë fitore Real Madrid numëron 75 pikë, duke u renditur në vendin e tretë./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here