Lionel Messi zgjedh pasardhësin e tij…

0
320

Sipas shtypit katalanas Lionel Messi ka zgjedhur zëvendësuesin e tij: Ousmane Dembélé. Eshtë e vështirë të imagjinosh futbollin pa Messi, ose të imagjinosh dikë që mund të luajë si “legjenda” sepse aftësitë e tij janë të jashtëzakonshëm, por argjentinasi mendon se Dembele do të jetë “ylli” i Barcelonës në të ardhmen.

Barcelona e bleu Dembele për 145 milionë euro nga Borussia Dortmund, gjatë merkatos së verës, por ai u dëmtua që në ndeshjen e parë të kampionatit dhe qëndroi për katër muaj larg fushave të lojës.

Pas rikthimit, ai ka shënuar katër gola në 20 ndeshje dhe vetëm në ndeshjet e fundit është parë në formë. “El Pais” ka shkruar se mënyra si punon me të, si e këshillon dhe i qëndron pranë, tregon se Leo Messi po bën të pamundurën që 20-vjeçari të ndjekë gjurmët e tij te Barça.

Në një moment të sezonit u mendua se Barcelona do të huazonte francezin, por vetë Messi ka vënë veton për qëndrimin e tij në “Camp Nou” dhe i ka garantuar të gjithë se Dembele do të jetë i suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here