Ku do të shkojë Xherdan Shaqiri?

0
234

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City pas qëndrimit dy vjeçar.

Rënia nga Premierliga e Stoke Cityt do të bëjë që Xherdan Shaqiri të mendojë për një aventure të re.

25 vjeçari me prejardhje nga Kosova, dy vite më parë i ishte bashkuar Stoke Cityt nga Interi për 17 milionë euro, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit.

Pas dy sezoneve të kaluara atje, Shaqiri e ka të sigurt largimin pas rënies së Stoke Cityt në Championship.

E ardhmja e Shaqirit sipas medieve në Angli është ende e paqartë. Ish ylli i Bayernit përflitet për një rikthim në Bundesligë, por pse jo edhe me qëndrim në Premierligë ku disa skuadra po e mendojnë transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here