KOSOVARËT DIKUR UDHËTONIN ME TREN PËRGJATË EVROPËS, TANI KANË MBETUR TË IZOLUAR!

0
943

Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Evropës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë

Kosovarët dikur udhëtonin me tren përgjatë Evropës, tani kanë mbetur të izoluar!

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Evropian” – ishte mesazhi me të cilin iu drejtua samitit në Sunoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Evropian dhe ne jemi pjesë natyrale e Evropës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Evropës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë”, tha ministri Pacolli, bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Sipas njoftimit, duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit si perspektiva unike për Kosovën dhe rajonin, shefi i diplomacisë kosovare shprehu shqetësimin që “një vend i krijuar nga Bashkimi Evropian, me një legjislacion tërësisht sipas normave evropiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here