Kelmendi tregon se kur do të ketë liberalizim të vizave

0
157

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka shprehur dilemat se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën mund të ndodhë këtë vit, në qoftë se nuk ndërmirren veprime konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas tij, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është vetëm për konsum të brendshëm.

Deputeti tutje thekson se duhet hapur vende të reja të punës dhe të ju happen dyert investitorëve në mënyrë që  të rinjtë mos ta braktisin Kosovën.

Ja postimi i plotë:

A do të ketë viza për qytetarët e Kosoves, po, por kurr !?

Për të paseur liberalizim vizash kanë qenë të përcaktuara dy kushte të fundit, njëri demarkacioni dhe i fundit luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Për demarkacionin është folur hiq më pak se 3 vjet dhe në fund u realizua marrëveshja me 2/3 e Parlamentit të Kosovës. Gjatë tërë kësaj kohe kemi kërkuar shumë opsione të ndryshme për të fituar liberalizimin pa kaluar në kuvend dhe asnjë nga kto opsione nuk arritën të bindin Bashkësine Ndërkombëtare që të kalonte liberalizimin. Pra ndërkombëtaret u bindën vetëm me vendimin e Parlamentit të Kosovës. Nga ky shembull doli një mësim, se detyrat e qarta dhënë nga Bashkesia Ndërkombëtare duhet realizuar dhe bindur miqtë se ato janë realizuar në bazë të ligjeve dhe kushtetutes. Opsione të tjera po shihet se nuk kalojnë.

Kur është fjala për kushtin e dytë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, apo duke shtuar se mos shtimi i krimit dhe korrupsionit gjatë kësaj kohe, tregon se opsionet që ne ofrojmë janë për konsum të brendshëm dhe për të mbajtur qytetarët largë tensioneve që në realitet duhet të ishin. Ne duhet qartë ti themi vetvetës se me ligjet ekzistuese kemi pasur pak lëndë të niveleve të larta, pastaj kemi pasur edhe pak prokurorë dhe gjykatës. Edhe shtimi i prokurorëve special nuk po bindë BE-në se ne kemi levizur pozitivisht në këtë drejtim, por vetëm se kemi shtuar një emërtim lëvizës. Pra nuk kemi shtuar as gjyqëtarë, sepse shtimi i tyre garanton gjykime profesionale të pa ndikuara politikisht, ndryshime plotësime të ligjeve për plotësimin e kushtit të fundit, po rrisim dënimet për vepra të njejta dhe shembuj të tjerë. Nga kjo, shtrohet pyetja, si do të gjykojmë me dënime më të larta, akterët e veprave, me ligje të reja nëse nuk kemi bërë një gjë të tillë me dënime më të ulëta. Pra, kjo edhe më tepër e vështirëson punën e gjyqësorit të pavarur, dhe edhe këto obstruksione mirë të menduara duhet ta kenë një epilog, implementimin e tyre në praktikë që faktikisht është e pamundur me këtë politikbërje perveç nëse vendoset që ndryshimi të fillojë nga lartë deri në fund. Këto obstruksione do prolongojnë liberalizimin e vizave deri në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja dhe ashtu sikurse për demarkacionin të tilla do të ketë edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nëse shohim dhe kujtojmë se nga fillimi thuhej se liberalizimi do ndodhë për tre muaj, pra deri në fund të verës, tani po degjohen zëra se një gjë e tillë do të ndodhë deri në fund të vitit, por shumë shpejt do të dëgjohen zëra se liberalizimi do të ndodhë deri në fund të vitit 2019. Pra, nëse ky trend nuk ndryshon dhe nëse nuk fillohet të luftohet krimi dhe korrupsioni seriozisht apo më mirë të thuhet se nuk do lejohet të shtohet krimi dhe korrupsioni, apo edhe nëse nuk ndryshon zhvillimi ekonomik i domosdoshëm nuk do mbetet asgjë tjetër, përpos që qytetarët të zgjedhin rrugën e largimit nga pozitat e larta politike me votë apo edhe me rrugë, sepse janë vet qytetarët që do të akceptojnë se ky liberalizim ka mbetur në duartë e lidershipit kosovarë në qeverisje, që tani janë një shumicë e brishtë.

Nuk do ketë vend për prolongim të mëtejmë të këtij procesi, pa përgjegjësi, ne shohim se shpesh qytetarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në Kosovë, me shpresën dhe apelet se do bëhet mirë për vendet e punës dhe mirëqenien sociale.

Nisur nga ky realitet, nga këndi im profesional kam sygjerim se më mirë është që qytetarëve tu krijojmë ambiente pune dhe ambiente për investime të gjithë investitorëve dhe mos të krijojmë ligje që dëmtojnë investitorët e brendshëm, meqë për rikujtim po e potencojë se 85% të investimeve i bëjnë investitorët e brendshëm. Andaj, siguria dhe mbështetja e këtyre investitorëve garanton siguri edhe për investitorët e jashtëm. Pika e parë për këtë është politika fiskale për lirimin nga dogana e repromaterialeve në mënyrë që të përmbyllet barazimi i investitorëve të cilët krijojnë në Kosovë, me ata të rajonit. Së dyti, politika e kreditimit dhe mbështetja e investitorëve të rinjë dhe shumë gjëra tjera përcjellëse. Nga kjo del si rikujtim se për të përmbyllur punësimin në nivelin -10% nevojiten mbi 20 miliard euro investime në sektorin privat (p.sh. termoelektrana po kushton 1.3 miliard për afro 500 të punësuar).

Krijimi i punësimit dhe vendeve për investime është mënyra më e mirë e ftesës së qytetarëve për të qëndruar në Kosovë.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here