Ismaili: Forcimi i sektorit infermierik, ka qenë përkushtimi im që nga marrja e detyrës

0
210

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili thotë se ​infermierët janë lidhja e parë dhe më e forta në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve tanë.

Ministri thekson se përkushtimi i tij ndaj tyre ka qenë që na nisja e punës si ministër.

“Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im”, është shprehur ai.

Kjo, siç tha ai, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për një infermieri më të madhe dhe më të përgatitur.

“Por sot, dua mijëra infermierëve që kemi në gjithë vendin, t’ua uroj Ditën Botërore të Infermierisë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe që bëjnë. Urime”, ka përfunduar ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here