Flet infermierja që ndihmoi pacientët gjatë bombardimeve

0
200

Zahide Uka, është infermiere, dhe punën e saj e ushtron tash e një kohë. Madje, po kjo infermiere ka shërbyer edhe gjatë luftës së Kosovës.

Në një intervistë për Televizionin 7, Zahide Uka ka rrëfyer përvojën e saj ndër vite, mirëpo theks të veçantë i ka dhënë punës gjatë luftës.

Sipas saj, deri më tash dobësi ka qenë komunikimi me pacientë.

Por, ndoshta edhe vetë përvoja e saj e shtyn atë të mendojë, që ende duhet të punohet në sferën e mirësjellës, më saktë komunikim më të mirë mes pacientëve – dhe stafit mjekësor.

Detyrë të njëjtë në QKMF ka edhe infermierja Vlora Krasniqi Sveqla

Sfeqla thotë se pjesa më e vështirë e punës është kur pacienti nuk ka sukses të mjekimit.

Fjalë të mira për shërbimet e tyre profesionale kanë edhe disa pacientë.

Ndryshe, 12 maji njihet ndryshe si dita ndërkombëtare e Infermierisë  dhe me aktivitete të ndryshme festohen çdo vit edhe në Kosovë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/flet-infermierja-qe-ndihmoi-pacientet-gjate-bombardimeve-535545/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here