Befason trajneri i Argjentinës, nuk e fton yllin e skuadrës në Kupën e Botës

0
134

Mauro Icardi sipas gjitha gjasave nuk do të udhëtojë me Argjentinën në Kupën e Botës që këtë verë mbahet në Rusi.

Trajneri Jorge Sampaoli, ka bërë një udhëtim në Evropë, për të takuar lojtarët potencialisht të mundshëm për t’iu bashkuar Argjentinës në Kupën e Botës.

Argjentina është një nga ato kombëtaret që ka “luks” të madh të përzgjedhjes për fazën e sulmit.

Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Sergio Aguero, Paulo Dybala, Angel Di Maria dhe Mauro Icardi, janë vetëm disa nga emrat.

Por, sipas raportimeve të medieve në Itali, Sampaoli në udhëtimin në Evropë, ka takuar edhe Icardin, të cilit i ka bërë të ditur vendimin e tij, për mos ftesën në Kupën e Botës.

Icardi ka kaluar një tjetër sezon të mirë me Interin në Serie A, duke shënuar 27 gola, më shumë se Dybala dhe Higuain, që kanë shënuar 21 gola, respektivisht 16 gola./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here