Aktivisti i VV-së sëmurët në burg, Haxhiu thotë se nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku

0
132

Aktivisti i VV-së sëmurët në burg, Haxhiu thotë se nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku
Disa aktivistëve të Vetëvendosje iu është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për disa urdhër arreste nga aksione të mëhershme të ndërmarra.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu ka njoftuar se njëri ndër ta është i sëmurë.

E SPONSORUAR

Nga të gjithë afrodiziakët kjo mjaltë është shija më e ëmbël e romancës tuaj
LEXO MË SHUMË
“Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër. Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku”, ka bërë të ditur Haxhiu.

“Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejoj shkelje të tilla dhe të respektoj legjislacionin në fuqi.

Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë: 2. Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë̈, gruaja shtatzënë, ose ajo e cila ka lindur fëmijë̈ kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku. Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here