Ahmeti: Nuk duhet injoruar mesazhin e qartë të Angela Merkelit

0
169

Analisti politik Hidajet Ahmeti ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai ka theksuar se mesazh i qartë nga Merkel, nuk është për t’u injoruar nga institucionet e Kosovës.

“Mesazhi i kancelares  gjermane, Angela Merkel është një mesazh dashamirës, i drejtë, e real, por njëkohësisht brenda  kornizës së sinqeritetit e seriozitetit të shtetit gjerman karshi Kosovës. Ky mesazh i qartë  nga zonja Merkel  nuk është për t’u  injoruar nga institucionet e Kosovës, por është një  sinjal i drejtpërdrejtë  se ende ka punë serioze nga institucionet e Republikës së Kosovës deri në liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image

Hidajet Ahmeti

FOTO GALERI

Gjithashtu, Ahmeti ka shtuar se edhe pse kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka përmendur  në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e vizave, është e vetëkuptueshme se në Raportin e Komisionit Evropian përveç kushtit për demarkacionin, ka qenë edhe kushti për  luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Gjykoj se mesazhi i zonjës Merkel ka qenë i qartë, e i vetëkuptueshëm, i cili brenda vetës ngërthen pasqyrën reale të plotësimit të kushtit për luftimin  e krimit dhe korrupsionit, e që është sinjal për të reflektuar institucionet e Republikës së Kosovës karshi një realiteti të hidhur  që mbizotëron në sistemin e drejtësisë. Brenda këtij mesazhi të zonjës Merkel  kuptohet se qytetarët e Kosovës, akoma duhet të presin për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen, shkaku qeverive të pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të cilat nuk kanë pasur as vullnetin, guximin, dijen për t’i lëvizur proceset e rëndësishme përpara”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here