Zidane: “Neymar? Nuk është koha të flasim…”

0
168

Zinedine Zidane ka thënë se nuk dëshiron të flasë për transferimin e mundshëm të Neymar. Francezi ka bërë të ditur se janë të koncentruar vetëm për finalen e Champions League.

Neymar, që u largua verën e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro duke u transferuar në Paris Saint Germain, mund t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Braziliani është temë kryesor enë gjitha mediat botërore, por Zidane thotë se për këtë do të flasin vetëm pas finales së Champions League.

“Nuk e di nëse klubi ka folur me Neymarin, nuk mund të të them asgjë për këtë. Fillimisht duhet të përfundojmë sezonin e më pas do të flasim për këtë”, tha Zizu.

“Thashethemet për Neymarin nuk më brengosin, as mu e as lojtarët në dhomat e zhveshjes, ne po mendojmë vetëm për finalen. Nuk është momenti për të fol për këtë (transferimin e Neymarit)”, shtoi Zizu.

Reali do të përballet me Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve, me 26 maj në Kiev. /Gazeta Express/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here