Sherri që “shkriu së qeshuri” të gjithë në rrjetet sociale

0
164

Mbrëmjen e së enjtes u luajt ndeshja West Ham-Manchester United, që përfundoi në barazim pa gola dhe episodi më interesant i saj ishte në minutën e 86, kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli.

Mesfushori veteran i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë kundërshtarit.

Pogba nuk i ktheu dorë në mënyrë që situata të mos rëndohej edhe më shumë.

Në fund të ndeshjes, protagonistët e këtij sherri që u tall shumë në rrjetet sociale u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here