Politikani serb që njeh pavarësinë e Kosovës, nga Prishtina kritikon Beogradin

0
127

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kanë organizuar tryezën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, një diskutim me Enver Hoxhajn, zëvendës-kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe Çedomir Jovanoviqin, kryetar i Partisë Liberal Demokratike (LDP) të Serbisë.

Çedomir Jovanoviq në këtë diskutim ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet te vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.

“Është kënaqësi që kam mundësi te bisedoj me juve këtu në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanet dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Kemi gabuar shumë do të ishte mirë që më herët Serbia të kishte mirëkuptim për problemin e Kosovës. Ajo çfarë është ndryshe ne situatën që gjendet bota dhe ne duhet të mendojmë për problemet tona. Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur te gjitha hapësirat për manovra. Shpesh here kam thënë se në Serbi bisedimet që ka pasur me Kosovën duhet të ballafaqohemi me problemet. E pash intervistën e Vuçiq e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar ndalimin e karateisteve në Serbi pasi ka thënë se kështu po i hapim më shumë probleme vetes.

“Ne bisedojmë me Prishtinën por karateistet nuk mund të hyn në Serbi për shkak të shtetit qe përfaqësojnë. Është problem i veçantë kur Serbia pranon Sheshelin dhe askujt nuk do i binte më keq dhe ky është një problem në shoqërinë time. Nuk jam i lumtur për këtë dhe ne sot s’mund të llogarisim që do angazhohen të gjithë në probleme që vet i kemi formuar”, ka thënë ai.

Ai tutje tha se nuk e di pse Serbia vazhdon ta injoroj faktin se Kosova është shtet i pavarur.

Ndërkaq Enver Hoxhaj ka thënë se çmon vizitën e tij në kohën kur Serbia mori vendim të ndalojë sportistët tanë tre deputetet e Kosovës.

“I çmoj pikëpamjet e tij që i ka ndjekur. I uroj mirëseardhje në këtë kohë kur qeveria Serbe ndaloi sportistët tanë dhe ta parandaloj pjesëmarrjen e tre deputeteve te Kosovës me ftese të deputeteve te Serbisë”, ka thënë ai.

“Në kohën kur ne kemi këtë debat ne Prishtinë ka një plan kohor për dialogun për fazën e fundit se kur duhet të fillojë dhe mbarojë. Ka parime se si do duket faza e fundit e dialogut. Ka edhe pritje rreth qëllimeve të dialogut. Janë arritur shumë marrëveshje që për nga numri janë të shumta por për nga zbatimi po shkojnë shpejtësi të vogël”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se të menduarit historik në Serbi po pengon përfundimin e procesit të dialogut me njohje.

“Problemi mes Kosovës dhe Serbisë s’ka qenë njohja e dokumenteve por mendimi historik serb për Kosovën që parametrat e të menduarit e kanë penguat një marrëveshje përfundimtare që do ta përmbylltë këtë teme siç është njohja”, tha ai.https://youtu.be/G248EFizyow

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here