PARKINGU NËNTOKËSOR TE FILOLOGJIKU DO TË FILLOJË TË NDËRTOHET NË SHTATOR

0
130

Puna për ndërtimin e parkingut nëntokësorë pranë Fakultetit të Filologjisë, sipas Komunës së Prishtinës, pritet të fillojnë në shtator të këtij viti, raporton KTV.

Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë takimit informues për këtë projekt, që do të realizohet në partneritet publiko-privat.

Shpallja e konkursit, sipas Bashotës, do të bëhet pas dy javësh, ndërsa ky proces do të përfshijë 3 faza: parakualifikimin, propozimin teknik dhe shpalljen e fituesit.

Kërkesa minimale te komunës lidhur me këtë projekt janë 500 vendparkime nëntokë dhe 500 metra katrorë hapësirë komerciale për ndërtimin e lokaleve në pjesën e sipërme.

Në këtë takim kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky projekt do të përfshijë ndërtimin e parkingut nëntokësorë, mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush” si dhe ndërtimin e parkut qendror mbi parking.

Ai shtoi se projekti që parashihet të kushtojë 12 milionë euro do të përfundojë më 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here