Pagat e 32 trajnerëve të Botërorit

0
147

Pas një muaji fillon Botërori i Rusisë, ngjarja më e rëndësishme futbollistike.

Së shpejti priten listat përfundimtare të futbollistëve të të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Por, ditët e fundit, është publikuar ajo që ka të bëjë me pagat e 32 trajnerëve pjesëmarrës në këtë kompeticion, të zbuluara nga “Zoomin TV”.

Gjermania, kampionia e botës që triumfoi në vitin 2014 në Brazil, e paguan më së miri trajnerin.

Joachim Low është më i paguari në mesin e 32 trajnerëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, Rusia 2018. Ai ka pagë vjetore, 3.8 milionë euro.

Low ndiqet nga trajneri i Francës me 3.4 milionë, kurse podiumin e plotëson trajneri i Brazilit, Tite, po ashtu me 3.4 milionë në vit.

Nikoqiri, Rusia, ka habitur të gjithë. Pasi e paguan trajnerin më mirë se Anglia, Argjentina e kampioni i Evropës, Portugalia.

Kurse, trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, paguhet më së paku në mesin e 32 trajnerëve që do të drejtojnë shtete të ndryshme në botërorin e Rusisë, vetëm 200 mijë euro në vit. /Gazeta Express/

Aliou Cisse – Senegal – 200.000 €
Adam Nawalka – Poloni – 270.000 €
Mladen Krstajic – Serbi – 300.000 €
Óscar Ramírez – Kosta Rika – 350.000 €
Nabil Maaloul – Tunizi – 350.000 €
Hernán Gómez – Panama – 400.000 €
Shin Tae-Yong – Koreja e Jugut – 450.000 €
Janne Andersson – Suedi – 450.000 €
Gernot Rohr – Nigeri – 500.000 €
Zlatko Dalic – Kroaci – 550.000 €
Heimir Hallgrimsson – Islandë – 700.000 €
Herve Renard – Marok – 780.000 €
Vladimir Petkovic – Zvicër – 850.000 €
Roberto Martínez – Belgjikë – 925.000 €
Akira Nishino – Japoni – 930.000€
Age Hareide – Danimarkë – 930.000 €
Juan Carlos Osorio – Meksikë – 1 M€
Ricardo Gareca – Peru – 1,1 M€
Bert van Marwijk – Australi – 1,2 M€
Juan Antonio Pizzi – Arabia Saudite – 1,4 M€
José Pékerman – Kolumbi – 1,5 M€
Héctor Cúper – Egjipt – 1,5 M€
Óscar Tabárez – Uruguaj – 1,7 M€
Jorge Sampaoli – Argjentinë – 1,75 M€
Gareth Southgate – Angli – 1,9 M€
Carlos Queiroz – Iran – 1,9 M€
Fernando Santos – Portugali – 2,2 M€
Stanislav Cherchesov – Rusi – 2,5 M€
Julen Lopetegui – Spanjë – 2,9 M€
Tite – Brazil – 3,4 M€
Didier Deschamps – Francë – 3,4 M€
Joachim Low – Gjermani – 3,8 M€

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/pagat-e-32-trajnereve-te-boterorit-535090/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here