“Na turpëroi edhe brenda lagjes”, Milaim Zeka kërkon shkarkimin e këtij personi

0
151

I dyti i qeverisë Haradinaj, Behgjet Pacolli, po lobon në Bangladesh për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik, shkruan “Bota sot”.

Por, zëvendësministëri i tij, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër Behgjet Pacollit dhe lobimit të tij.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili në rrjetin social Facebook, e ka sulmuar atë zëvendësministër, duke thënë se po të ishte ai në MPJ, do ta shkarkonte atë, pasi sipas Zekës, ai po e turpëron vendin.

Postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:

Çfarë të keqe ka anëtarësimi i Kosovës ne Organizatën Islamike?

Një zëvendësministër, në MPJ te Kosovës, ka dalë sot me një deklarate kundër shefit te tije, Behgjet Pacolli, i cili po lobon ne Bangladesh, per antaresimin e Kosoves ne Organizaten per Bashkepunim Islamik.

Po shkruaj per dy arsye: E para, çfare do te ndodhete ne nje vend perendimor qe nje zevendesminister me dale kunder qendrimit te shefit te tije, dhe e dyta: Çfare kish me ndodhe mu qu ndonje balosh politik, edhe me thane qe nuk ka nevoje me na njofte Vatikani?!!!

Kosova është një shtet teper i ri, dhe teper i vogel. Kosova ka nevoje per anetarsim ne çdo organizate boterore, e cila na mbeshtet ne rrugetimin tone per nje ulese ne OKB.
Politikanet serb nuk po vuajne nga sindromi se çfare po thone te tjeret, po jane duke lobuar me te madhe te shume vende islamike per te mos na pranuar. Asnje pengese fetare nuk po ekziston ne mes Erdoganit, Putinit e Vuçiqit. As ne mes Edi Rames e Erdoganit.

Po te isha une MPJ te R te Kosoves, do te kerkoja urgjentisht shkarkimin eketij personi, i cili na turperon ne çdo prezentim edhe brenda mahalles, se lere ma jashte kufijeve te Kosoves. Ashtu, ashtu jane ba shume zevendesministra qe po e rjepin buxhetin e Kosoves…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here