Kryetarja e Gjykatës kërkon më shumë punë për rastet e liberalizimit

0
114

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi në një takim me gjyqtarët e kësaj gjykate, kërkoi nga ta angazhim më të madh në lidhje me rastet e shënjestruara në këtë gjykatë.

Përmes një njoftimi në llogarinë në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se sot kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka mbajtur një takim me gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm – Divizionit për Çështje Penale.

Kryetarja e Gjykatës, gjatë këtij takimi kryesisht ka diskutuar lidhur me lëndët të cilat janë në procedurë gjyqësore në gjykatë, lëndë të shenjëstruara për liberalizim të vizave.

“Më tej kryetarja ka kërkuar nga gjyqtarët e gjykatës që të kenë një përkushtim më të madh në punë, të punojnë me intensitet më të lartë, në mënyrë që këto lëndë të përfundohen me sukses dhe brenda një afati të shkurtër kohor, pasi që përfundimi i lëndëve të shënjestruara është edhe kushti për liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here