KRYEMINISTRI HARADINAJ PARALAJMËRON QË EULEX DO QËNDROJË EDHE MË TUTJE NË KOSOVË

0
164

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se edhe pas përfundimit të mandatit EULEX do vazhdojë ta ketë rolin këshilldhënës në Kosovë. Që do të thotë se ky mision ndërkombëtar do të vazhdojë tutje të qëndrojë në Kosovë.

“Edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës, do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj

Haradinaj ka shtuar se nga Papadopoulou është informuar rreth Presidentit dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini

‘Nga shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u informova për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentit dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini”, ka shkruar kryeministri Haradinaj./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here