ISHTE KRITIKUAR SE KA VALLËZUAR PARA GADAFIT NË LIBI, TASH SHIHET DUKE VALLËZUAR NË NJË SHTET TJETËR

0
154

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, po qëndron në Amerikë ku po merr pjesë në kampanjën “Dhuna nuk është çmimi që gratë duhet ta paguajnë në politikë”.

Aty po marrin pjesë shumë gra nga vende të ndryshme të botës si nga Meksika, Gjeorgjia, Suedia, SHBA, Anglia, Kosova e të tjera. Ambasadore e kësaj fushate është ish-sekretarja e shtetit amerikan Medeline Albright.

Pas fotografive të postuara nga takimi me gra të ndryshme si Medeline Albright e Vlora Çitakun, vëmendje në Instagramin e Kusarit ka tërhequr një video në të cilën Mimoza duket së është duke vallëzuar dhe mjaft në disponim para se të fillojë të mbajë fjalimin në këtë kampanjë.

E veshur në një fustan të kuq kombinuar me një palë këpucë krem Mimoza Kusari – Lila duket shumë bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here