Gjenerali amerikan: Talibanët nuk mund të fitojnë në Afganistan

0
189

Lideri i Komandës Qendrore Amerikane, Joseph Votel ka thënë se talibanët në Afganistan “nuk mund të fitojnë ushtarakisht”, pavarësisht nga sulmet në rritje të militantëve.

Gjenerali Votel i ka bërë këto deklarata gjatë një vizite në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

“Mesazhi i dua të dërgoj te talibanët është që ata nuk mund të fitojnë ushtarakisht. Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është i fokusuar në krijimin e presionit ushtarak ashtu që së bashku me presionin social dhe atë diplomatik të detyrojnë ata që të nisen drejt tavolinës së negociatave”, ka thënë Votel.

Gjenerali u ka bërë thirrje talibanëve të përfitojnë nga “oferta zemërgjerë” e presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Ghani u ka ofruar talibanëve bisedime për paqe pa parakushte, njohje të tyre si parti politike dhe lirim të disa të burgosurve.

NATO është e hapur për bisedime me Kabulin dhe talibanët lidhur me rolin e komunitetit ndërkombëtar në të ardhmen në këtë shtet.

Talibanët kanë insistuar se trupat ndërkombëtarë duhet të largohen.

Komentet e Votelit kanë ardhur pas raportimeve për një sulm të talibanëve në një zonë të sigurisë në Provincën Farah.

Dhuna ka shpërthyer në Afganistan prej kur talibanët kanë njoftuar muajin e kaluar për nisjen e ofensivës së tyre pranverore. /rel/.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here