Deputeti i Bundestagut e trimëron Vuçiqin të bëjë marrëveshje me Kosovën

0
165

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryetarin e Këshillit të Bundestagut për çështje evropiane Gunther Krichbaum, ka deklaruar se më së shumti është biseduar për dialogun me Kosovën.

“Kemi biseduar për situatën në rajon. Duhet të bisedojmë, ne dëshirojmë kompromis, por ky nuk do të thotë plotësim i dëshirave të shqiptarëve. Në të kundërtën ata do të jenë fajtorë për prishjen e negociatave, citon Novosti të ketë thënë ai duke shtuar se qytetarët do të kenë rastin të deklarohen për zgjidhjen e kompromisit që do të gjendet.

Vuçiq ka shur se do të luftojmë për të ardhmen e popullit tonë, ndërsa e ka cituar një shkrimtar serb që kishte thënë: Mos e puthni tokën e të parëve, por putheni tokën nëpër të cilën ecin fëmijët tuaj”.

Krichbaum ka folur edhe për zgjidhen e çështje së Kosovës:

“Ekziston mundësia e konflikti të ngrirë, e ekziston edhe mundësia e zgjidhje së problemit, burrështetasi i vërtetë mendon për shtigje të gjata”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here