ZYRTARI I PDK-SË I GËZOHET LAJMIT SE SHPEND AHMETI PO HETOHET NGA PROKURORIA

0
131

Zyrtari i PDK-së, njëkohësisht zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli i është gëzuar lajmit se Shpend Ahmeti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për punësime partiake në Komunën e Prishtinës.

“Drejtësia vonon, por nuk harron, thotë një fjalë e urtë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kur Dega e PDK-së në Prishtinë, deponoi në Prokurorinë Speciale, kallëzimin penal për mbi 500 punësime të paligjshme partiake në Prishtinë, nga Klani M, të cilat i kishte konfirmuar Auditori, dukeshin padi fushate.

Ne e kemi ditur dhe kemi argumentuar se punësimet nga krejt Kosova në një komunë, me arsyetim Kontratë mbi vepër dhe shërbime të veçanta, ishte më shumë se absurde, prandaj, edhe deponuam padi.

Konsiderojmë se puna e gjyqësorit duhet të jetë e pavarur, objektive dhe me kohë e arsyeshme. Të tjerat, janë të papërfillshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here