Çedomir tregon planin sekret të Serbisë për njohjen e Kosovës, ja çfarë thotë Hoxha

0
115

(E plotësuar) – Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se nuk e di çka do të përfitojë Serbia, derisa vazhdon të injorojë faktin se Kosova sot është një shtet i pavarur nga Serbia.

Jovanoviq në tryezën “Finalja e dialogut Kosovë-Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Serbia duhet ta thotë se dëshiron veriun e Kosovës, në mënyrë që të pranohet pavarësia e shtetit tuaj.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës duhet ta kuptojnë pozitën e serbëve në veri të Kosovës, ku pritet ajo që ka ndodhur nga serbët e Bosnjës dhe Kroacisë, të cilët në emër të politikës së paqëndrueshme.

Jovanoviq: Nuk besoj në marrëveshjet pas të cilave qëndrojnë individët

“Unë kam mbështetur marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, natyrisht mbështes edhe dialogun që po udhëhiqet, edhe pse në disa situate kam mendim ndryshe,.. Unë problemin e shoh në anën tjetër, vërej se është ndërruar retorika, vërej se për kryetarin Vuçiq nuk është sot problem të thotë se është dëgjuar me kryetarin Thaçi etj, por më shqetëson gjendja e përgjithshme në të cilën ndodhet shoqëria ime, e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin, njëjtë sikurse në të kaluarën. Prandaj nuk besoj në marrëveshjet pas të cilave qëndrojnë individët. Kjo në një mënyrë është kërcënim për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe mënyrën se si do t’i qasemi të vërtetës rreth Kosovës. Duhet të ndodhë pra transformimi edhe brenda shoqërisë tonë.  Unë e kam fjalën për Beogradin, ku politika duhet të udhëhiqet në një mënyrë krejt ndryshe, sepse ajo është shumë kontradiktore. Ne po bis edojmë me Prishtinën, ndërkohë që karateistët nuk mund të hynë në Serbi, sepse janë përfaqësues të një shteti që duhet marr pjesë në një kampionat evropian në Novi Sad”, tha ai.

Sipas tij, nuk e di çka do të ketë më mirë Serbia me injorimin e faktin që Kosova është e pavarur.

Jovanoviq: Kosova sot është një shtet absolutisht i pavarur nga Serbia

“Unë mendoj se ne në radhë të parë duhet të kemi parasysh idenë e paqes, mirëkuptimit, reciprok dhe aftësisë që në një mënyrë ndryshe t’i zgjidhim problemet tona. Shpresoj se kjo mënyrë do të vie në shprehje gjatë bisedimeve që ndodhen para nesh.. edhe pse s’ka mbetur çka për t’u biseduar më, sepse ajo që ka ndodhur deri tash sipas meje është një pako definitive dhe unë vërtetë nuk e di në çfarë mënyre Serbia do ta ketë më mirë, derisa vazhdon të injorojë faktin sipas të cilit Kosova sot është një shtet absolutisht i pavarur nga Serbia”, tha ai.

Jovanoviq tregoi edhe çka dëshiron Serbia.

Jovanoviq: Duhet të themi, duam veriun e Kosovës

“Çka Beogradi dëshiron? Beogradi dëshiron diçka.. e ju sigurisht thoni se kjo është e pamundur…Duhet të ulemi këtu para jush dhe të themi, këtë duam…veriun e Kosovës, atje moti nuk po bëhet jetë normale.. duhet thënë na e jepni veriun e Kosovës ne pranojmë pavarësinë e shtetit tuaj”, tha Jovanoviq.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxha ka thënë se në dialogun me Serbinë janë arrit shumë marrëveshje por implementimi i tyre është bërë shumë pak, duke rregulluar pjesërisht jetën e qytetarëve të Kosovës.

Hoxha: Marrëveshja e Asociacionit, një asht i madh që do të duhej ta përbin Kosova

“Marrëveshja për Asociacionin e cila është arrit në vitin 2013, pjesërisht por e cila është arrit përmbyllur në vitin 2015, është një kompromis i madh, është një kompromis i dhimbshëm për Kosovën, është një asht i madh që do të duhej ta përbin Kosova dhe kjo temë jo vetëm që i ka nda partitë për atë se si duhet të themelohet, kur do të duhej të themelohen, cilat do të ishin kompetencat, karakteri i tij por do të jetë një temë që do ta dallojë jetën tonë politike edhe gjatë muajve të jashtëm. Meqë unë kam qenë në negociata në Vjenë në vitin 2006-2007, ne kemi pas një pritje  që duke integruar komunitetin serb në jetën tonë politike, jo vetëm që do t’i integrojmë ata në jetën institucionet lokale dhe qendrore, edhe Serbia dhe Rusia do të jetë e gatshëm ta pranojë integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar përmes anëtarësimit në OKB. Kjo nuk ka ndodhë dhe kjo situatë duhet të jetë si parametër se si ta kuptojmë edhe konsensusin që mund ta arrijnë partitë politike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme“, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa përmendi të drejtat që kanë komuniteti serb në Kosovë.

Hoxha: E vetme që ka Kosova është njohja nga Serbia

“Kur flasim për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, mendojmë që pritje e vetme që ka Kosova është njohja nga Serbia, dhe kjo nuk ka të bëjë me dëshira që Serbia mund të jetë garancë që të anëtarësohet në OKB…në mesin e krejt temave që ne i kemi me Serbinë, për mendimin tim, njohja e ndërsjellët është gurthemel i normalizimit, pa njohje të ndërsjellët unë e shoh problem se si ta mas normalizimin e marrëdhënieve Kosovë, serbi, kjo është e mundshme, kjo është në dorën e politikës serbe dhe nëse e kishim pas këtë debat pas 5 muaj pas shpalljes së pavarësisë, por pas 10 vjetëve, pse a mendon dikush që mund ta kthen mbrapa“, ka thënë ai.

Sipas tij, viti 2018 është viti që kontesti rajonal nuk ka qenë më pozitiv që nga viti 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here