Buffon tregon tre lojtarët më të mirë me të cilët është përballur

0
114

Messi, Cristiano dhe Ronaldo – janë treshja që e kanë lënë më së shumti pa gjumë Buffonin.

Pasi Juventusi e mposhti 4-0 Milanin në finale të Kupës së Italisë të mërkurën, legjenda e Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon, ka treguar 3 lojtarët më të mirë me të cilët është përballur ndonjëherë.

40 vjeçari, që po luan sezonin e 23 në karrierë si futbollist profesionist, ka insistuar se nuk mund t’i mbajë në mend të gjithë lojtarët me të cilë është përballur, por ka qenë i bindur mjaftueshëm se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo Nazario kanë qenë treshja e frikshme kundërshtare.

“Jam përball me lojtar të shkëlqyer, nuk mund t’i mbaj mend të gjithë”, tha Buffoni. “Por, Messi, Cristiano dhe Ronaldo janë mesiguri treshja që më kanë sfiduar gjatë gjithë karrierës sime”. /Gazeta Express/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here