Zyrtari i lartë i BE’së sjell porosi në Prishtinë: Mos premtoni asgjë për vizat

0
237

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se në Parlamentin Evropian nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë. Ai ka porositur Kosovën që të mos nguten për të dhënë afate rreth heqjes së vizave.

Derisa po zhvillonte takim me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Wieland, i cili është po ashtu zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka ftuar politikanët e Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave.

“Është vështirë të krahasohen vendet, e kam thënë një fjali që nuk është diçka personale, e kuptoj se cili është interesi i qytetarëve të Kosovës.

“Keni një histori të pastër dhe të dhimbshme, e njëjta është edhe me vendet e tjera, dhe secili vend po shikon prej perspektivës së tij botën dhe historinë, dhe nuk kam synim të emëroj ato shtete”.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vie në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Avdullah Hoti nga LDK-ja, për aktakuzat e ministrave brenda Qeverisë Haradinaj që ende mbajnë postet në Qeveri,  tha se janë një sinjal i gabuar që po i dërgohet BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton ekonomia online.

“Kanë qenë dy kushte për liberalizim të vizave dhe luftimi i korrupsionit, e para është përmbyll e dyta duhet të japim evidencë të qartë se korrupsioni po luftohet në qeverinë Mustafa kemi vendos standard të lartë. Tash ka disa ministra brenda qeverisë që kanë aktakuza formale për çështje të tilla por vazhdojnë të kryejnë punën e tyre. Ky është një sinjal i gabuar që e dërgojmë në Bruksel”.

Për deklaratën e kancelares Angel Merkel në takimin me presidentin Hashim Thaçin për luftimin e korrupsionit, Hoti tha se po thellohet mungesa e gatishmërisë së Qeverisë në luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit.

“Derisa nuk evidencë të mjaftuese, kredibile, është e vështirë të marrim rezultate pozitive, po thellohet mungesa e gatishmërisë së qeverisë së Kosovës të tregohet serioze në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Hoti.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zyrtari-i-larte-i-pe-se-sjell-porosi-ne-prishtine-mos-premtoni-asgje-per-vizat-534637/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here