Gruaja e Kryeministrit u jep vërejtje ministrave të tij

0
194

Anita Muçaj, bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar sot kritika ndaj ministrave të burrit të saj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo u ka dhënë vërejtje ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendëministrit të këtij dikasteri, Rexhep Kadriu, të dy anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Haradinaj.

“Pergjate rruges magjistrale Prishtine- Ferizaj ose e njejta Prishtine – Kaçanik tek keni udhetuar per te mbikqyrur punimet a mos rastesisht i keni pare ca qene te ngordhur ne perafersisht cdo 100 metra??? A ua kane vrare syrin???”, ka shkruar Anita Muçaj në rrjetin social.

“Kompetence e kujt eshte mirembajtja e rrugeve magjistrale edhe e autostradave??? Ka ndoshta nje jave qe ata qene i shoh cdo dite aty, te enjtur qe kundermojne ne temperatura te ndryshme, madje ne oret e nates edhe mund te rrezikojne jete te dikujt qe nget automjet ne ate kohe”, ka shtuar ajo.

“Nuk e di kush e si por di te parashtroj pyetje: a duhet ata qene te asgjesohen vetvetiu nga natyra apo duhet dikush te kujdeset per kete çeshtje???”, ka pyetur bashkëshortja e Kryeministrit. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gruaja-e-kryeministrit-u-jep-verejtje-ministrave-te-tij-534837/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here