Tërheqja e SHBA’së nga marrëveshja me Iranin, Erdogan i telefonon Ruhanit

0
246

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të siguruar nga burimet presidenciale, Erdoğan dhe Ruhani gjatë bisedës kanë diskutuar mbi vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Erdoğan është shprehur se nuk e vlerëson si të duhur vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja. Ai theksoi se si Turqi janë për ruajtjen e Planit të Përbashkët për Veprim.

Dy liderët në bisedë gjithashtu folën edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/terheqja-e-shba-s-nga-marrwveshja-me-iranin-erdogan-i-telefonon-ruhanit-534781/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here