Sejdiu: Vetëvendosje po i frikohet PSD’së

0
154

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i është kundërpërgjigjur ish-kolegëve të tij partiakë, në Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklaratave të tyre se PSD do të dështojë.
Ish-nënkryetari i VV’së, Sejdiu, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se deklaratat e tilla vijnë si rezultat i frikës nga PSD’ja.

Ai nuk ka pranuar të thotë se sa për qind të votave do t’i fitojë PSD në zgjedhjet e ardhshme, por ka thënë se Vetëvendosje po bën parashikime qëllimisht të ulëta për PSD’në.

Sejdiu po ashtu ka treguar më shumë detaje për strukturat e subjektit politik që i është bashkuar ditë më parë.

Sejdiu ka thënë në “DPT Te Fidani” se përveç Visar Ymerit, PSD do të ketë edhe nënkryetarë të tjerë.

“Statuti lejon deri në 5, por ta shohim si do të vendosë Këshilli Drejtues”, ka treguar ai.

“Visar Ymeri do të jetë më shumë i angazhuar rreth politikave, platformës programore”, ka thënë ai.

Sejdiu ka thënë se nuk do të jetë njëri prej nënkryetarëve, sepse është i vendosur të vazhdojë angazhimin e tij si shef i grupit parlamentar të PSD’së. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here