Rrufeja ua merr jetën 25 personave në Bangladesh

0
183

Gjatë dy ditëve të fundit në Bangladesh kanë humbur jetën të paktën 25 persona, si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarët njoftojnë se si pasojë e rrufeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në 12 rajone të shtetit, gjatë 48 orëve të fundit në gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën 25 persona.

Shumica e të vdekurve janë fermerë, ndërsa zyrtarët thonë se që nga fillimi i këtij muaji kanë humbur jetën të paktën 112 persona.

Në Bangladesh çdo vit qindra persona humbin jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rrufeja-ua-merr-jeten-25-personave-ne-bangladesh-534731/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here