PAS NJË VITI BASHKËJETESË VRAU BURRIN – KRIMET MË TË RËNDA QË KRYEN GRATË NË KOSOVË

0
1019

Gratë që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, e kuptojnë gabimin që kanë bërë në momente kur nuk ishin në gjendje të kontrollojnë sjelljet. Këto veprime të grave të burgosura në Qendrën korrektuese në Lipjan, dikujt i kanë kushtuar me jetë.

Kurse ato vuajnë dënimin brenda grilave duke pritur fundin e qëndrimit i cili duhet kaluar vite që ai të vie. Njëra nga personazhet ka vrarë burrin e saj, tjetra ka trafikuar njerëz për qëllim prostitucioni.

Megjithë përjetimet jashtë, mënyra si janë trajtuar brenda burgut, shoqëritë e reja që u japin shpresë se dita e fundit brenda grilave do vije shumë shpejtë.

Ditën e kalojnë herë në sallonin e improvizuar të parukerisë e herë në hapësirat e rrobaqepësisë por prapë gjendën në dhomat e tyre.

E duke qenë se shpesh dënimet janë të larta edhe dhomat i kanë personalizuar.

Ani pse kalendarët tregojnë vite më herët, koha bën mirë të ecë për to pasi që të gjitha kanë mall për familjet e tyre. Ato s`janë shumë krahasuar me burgjet në rajon. Janë 42.

E veprat e tyre janë të ndryshme nisur nga vrasjët, vjedhjet , trafikimi me qenie njerëzore e vepra të tjera. Sigurisht se shumica thonë që e bënë pa dashje krimin.

Njëjtë mendon edhe njëra e burgosur e vrau dikë deri në atë moment njeriun më të dashur për të; burrin e saj, pas një përleshje verbale që pati.

Ani pse pranon që u trajtua keq jashtë, brenda burgut thotë se nuk i mungon asgjë ndërkaq thotë se koha që ka kaluar brenda e ka ndryshuar për të mirë.

Ndryshe nga kjo një vepër që nuk ishte e momentit bëri që një grua tjetër nga Kosova të gjendet në mesin e femrave të burgosura.

Trafikimi me qenie njerëzore ka bërë që të akuzohet e dënohet 8 vite një femër kosovare.

Ajo as sot se pranon atë që ka bërë, megjithatë Gjykata vendosi kështu.

Megjithatë ani pse është ngarkuar me ketë vepër prapë thotë se ngushëllohet me faktin se familjarët nuk e kanë harruar dhe vijnë e shohin, raporton T7.

E këto janë veç dy nga të gjitha llojet e veprave që kanë kryer gratë në Kosovë.

Drejtori tregon se me çka kryesisht janë të ngarkuara femrat këtu.

Pavarësisht kësaj, rregullorja e do të trajtohen njëjtë e t`u mundësohen kushte të mirë, për të cilat stafi sforcohet shumë.

E veprat e grave këtu nuk është se janë të panjohura në shoqëri , ani pse mund të ketë ndonjë rast të veçantë.

Jashtë mund të kenë bërë gjithçka, por brenda janë të gjitha njëjtë, gra që jetojnë me ndjenjën e fajit dhe që nuk do donin të ishin të mbyllura.

Shumë nga to jetojnë për momentet kur fikën dritat dhe dihet që koha po kalon e janë më pranë lirisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here