Nuk respektohen vërejtjet nga Brukseli, Veseli premton për vizat

0
186

Liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të lëvizur lirshëm, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Ajo që i duhet më së shumti Kosovës është që rinia si ju të qëndroj dhe të jetojë në Kosovë dhe jo të mendoj që ta gjejë mënyrën e jetesës jashtë vendit. Kjo fuqi e cila është aktualisht e resurseve tona humane duke arritur ta mbrojmë e ta ruajmë këtu në Kosovë ne mund ta zhvillojmë pikërisht në temën për të cilën jemi duke folur iniciativa e tregut të lirë, e cila nuk ka alternativë tjetër. Kjo për arsye se Kosova si shtet demokratik, si shtet liberal ka vetëm iniciativën private si shtysën më të madhe të lirisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.

Sipas Veselit Kosova ka nevojë për reforma të mëdha ekonomike, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se janë duke i bërë ato.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nuk-respektohen-verejtjet-nga-brukseli-veseli-premton-per-vizat-534659/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here