RADHA PËR TRYEZË MES PARTIVE I KALON VV-SË, NËSE KJO E THËRRET TEMË DO TË JENË ZGJEDHJET E REJA

0
130

Ende nuk dihet nëse Vetëvendosje do ta vazhdojë radhën e tryezave politike, apo jo.

Për këtë pritet që kjo parti të marrë vendim në Kryesinë e saj.

Deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi do të jetë brenda pak ditësh, ndërsa ka thënë se si parti nuk do të heqin dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Haxhiu thotë se LDK-ja tashmë duket se ka hequr dorë nga kjo kërkesë, e, sipas saj, janë mbivendosur tema të tjera.

Vetëvendosje e ka qëndrimin e darë edhe rreth dialogut.

Artan Murati nga KDI-ja thotë se shanset për të gjetur konsensusin e munguar janë tepër të vogla.

Ai i ka bërë thirrje edhe Vetëvendosjes që të ketë qëndrim konstruktiv në raport me temat me rëndësi për vendin./Koha.net.

Në takimin e dytë të organizuar nga PDK-ja, partitë janë dakorduar që tryezat të vazhdojnë për me tema veç e veç, e që janë dialogu, asociacioni, agjenda evropiane, ushtria e reforma zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here