Nuk është rendi për viza, këta të rinj po presin të bëhen policë

0
62

Është dita e fundit për të aplikuar në konkursin e Policisë së Kosovës, për pjesëtarë të rinj.

Por edhe sot shumë qytetarë të Kosovës zgjodhën që t’i drejtohen stacioneve të policisë për aplikim.

Përmes një fotografie nga stacioni Qendra në Prishtinë, vërehet numri i madh i të rinjve që kanë zgjedhur të kandidojnë në këtë konkurs.

Ndryshe aplikimi është hapur më 16 prill dhe parashihet të zgjasë vetëm edhe sot. Indeksonline në disa raste pati tentuar të kuptojë numrin e aplikuesve deri më tani por kjo gjë nuk u bë e ditur.

Ndër kushtet minimale për të aplikuar në Policinë Kosovës ishin:
Të jesh shtetas i Kosovës

Të jesh i moshës 18-30 vjeçar
Të kesh të përfunduar shkollimin e mesëm
Të jesh në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale
Të mos jesh i dënuar për ndonjë vepër penal
Të mos posedosh tatuazhe në vende të dukshme (fytyrë,qafë,duar)
Të kesh integritet personal dhe vlera të larta etike.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nuk-eshte-rendi-per-viza-keta-t-rinj-po-presin-te-behen-police-534562/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here