Nënkryetari i PDK’së: Konsensusi politik do të arrihet, me apo pa Vetëvendosjen

0
112

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka tërhequr një paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, si parti që nuk morën pjesë në tryezën politike të ftuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Ismailit, me apo pa VV-në, do të arrihet konsensusi mes partive politike në vend.

“Mos të frikësohemi nga klima që krijohen nga të tjerët. Jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet… Konsideroj se që është fatkeqësi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë përderisa kemi edhe parti tjera që nuk marrin pjesë… Lista Serbe”, ka thënë ai në KTV.

“Do apo nuk do LVV ne jemi të vendosur, sidomos PDK që të vijë zgjidhja e këtyre problemeve”.

Mirëpo, kjo iniciativë nuk shihet nga këndi i njëjtë edhe nga Vetëvendosje. Besnik Bislimi nga kjo parti tha se për ta konsensusi nuk është parim, por instrument.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here