Mjerim në Maternitetin e Lipjanit, lindjet kryhen në shtratin e para 30 viteve

0
187

Një nënë ka shkuar me urgjencë ditën e djeshme në Maternitetin e Lipjanit për të kryer lindjen. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj në shtratin ku të njëjtën gjë e kanë bërë edhe nënat para 30 viteve.

Lindja është kryer nga mamitë e Maternitetit, pasi në këtë institucion punojnë vetëm dy gjinekologë. E në kohën kur nëna ka shkuar për lindje, asnjëri nga ta nuk ka qenë në punë, shkruan Gazeta Shneta.

Një familjar i cili kërkon të mbetet anonim, ka deklaruar se në dhomën ku qëndron lehona bashkë me foshnjën, përskaj saj lëvizin pacientët që vijnë me viruse nga Emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Ata po vijnë me marr infuzione dhe i sjellin kah dhoma e lehonës. Të gjithë janë me sëmundje dhe viruse të ndryshme. Kjo nuk është në rregull sepse e rrezikojnë shëndetin e foshnjës”, ka thënë ai.

Në këtë Maternitet kryhen më pak se 10 lindje brenda një viti. Nënat nuk pranohen për lindje përveç në rastet urgjente, për shkak të mungesës së kushteve. Ato udhëzohen të shkojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gazeta edhe më parë ka raportuar për gjendjen e rëndë në këtë institucion, ku nuk është investuar asnjëherë nga paslufta

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mjerim-ne-maternitetin-e-lipjanit-lindjet-kryhen-ne-shtratin-e-para-30-viteve-534729/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here