Kurti ‘godet’ Ahmetin: U bë e qartë ambicia e papërmbajtshme e tij për t’u bërë kryetar

0
243

Një ditë pasi erdhi në krye të Partisë Social Demokrate (SPD), Shpend Ahemti ka marrë një “goditje” të ashpër nga ish partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i PSD-së, njëherësh kryetari i Prishtinës, Shepnd Ahmeti, nuk pritet që të ketë lehtë në ‘karrigen’ e të parit të Prishtinës.

Zëdhënësja e VV-së, Tinka Kurti ka thënë për ORAinfo, se tanimë u bë e qartë ambicia e papërmbajtshme e Shpend Ahmetit që të bëhet kryetar.

Ajo më tej e ka quajtur të pasinqertë Ahmetin.

“Është mirë që u bë e qartë ambicia e papërmbajtshme e Shpend Ahmetit që të bëhet kryetar. Pra ai nuk paska qenë neutral por vetëm i pasinqertë”, ka thënë Kurti, për ORAinfo.

Ajo ka sqaruar edhe pozicionin e Vetëvendosjes tani në qeverisjen e komunës së Prishtinës.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pavarësisht asaj që Ahmeti është në krye të Prishtinës, ata do të vazhdojnë të sillen si fitues në komunën e Prishtinës.

Kurti ka lënë të nënkuptohet se Vetëvendosje do të vazhdojë bashkëqeverisjen në Prishtinë.

“Sa i përket Komunës së Prishtinës, duhet ditur që atë e ka fituar Lëvizja Vetëvendosje! Këtë nuk mund ta mohoje as z. Ahmeti. Ai e ka marre pushtetin nga Vetëvendosje. Qytetaret e kane votuar Lëvizjen dhe atë duke qenë në Vetëvendosje!. Pozicioni ynë aty është ai i fituesit. Kështu edhe do të jetë”, ka thënë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here