Hoti: Tryezat politike po organizohen për të caktuar datën e zgjedhjeve

0
132

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se tryezat të cilat i ka nis kjo parti kanë të bëjnë për t’i qartësuar se vendi është në krizë politike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se tryezat janë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve.

Ky është shkrimi i tij i plotë: 

Nje qartesim per tryezen e partive politike te nisur nga LDK

Tryezat jane per te qartesuar se vendi eshte ne krize politike, per te dakorduar daten e zgjedhjeve dhe per tu pajtuar cfare dhe si duhet te punojne institucionet deri ne zgjedhje ne menyre qe mos te ngecin prapa proceset nacionale.

LDK nuk e pranon legjitimitetin e Qeverise qe nuk ka mbeshtetje te nevojshme minimale ne Kuvendin e Kosoves.

Po te kishte shumice parlamentare te qendrueshme, keto tryeza nuk do te kishin kuptim. Ne do te silleshim si opozite, e fuqishme por konstruktive.

Ne nuk e mbeshtesim qeverine e pakices asnje dite me teper. Cdo dite qe vendi qeveriset nga qeveria e pakices demet jane me te medha per vendin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here