Fillon shpërndarja e certifikatave për statusin “veteran–pjesëtar” i UÇK-së

0
184

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu referuar listave të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin Veteran–Pjesëtar.

Në njoftimin për media thuhet ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit Nr.04/L-261 të datës 23.04.2014 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës neni 9 dhe neni 10 dhe Vendimit të Kryeministrit Nr.729/2018 të datës 23.04.2018.

“Vlen të ceket se që nga dhjetori 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për Veteranët – Invalidë dhe Familjet e Dëshmorëve, ndërsa prej marsit 2018 ka filluar të lëshoj vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe Veteranët–Pjesëtar”, thuhet më tej.

Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL.

Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e Veteranëve–Pjesëmarrës. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here